Gjenden eshtra të të vrarëve më 1912 në Masakrën e Smirës

Lajme

Gjenden eshtra të të vrarëve më 1912 në Masakrën e Smirës

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 17:07

Në Smirë të Vitisë u gjetën eshtra të banorëve të vrarë nga ushtria serbe në vitin 1912. Mbetje mortore të këtyre qytetarëve të vrarë para se më shumë se 100 viteve u zbuluan gjatë punimeve të banorëve në përgatitjen e lapidarit për nder të martirëve të kësaj masakrës së Smirës . Të vjetrit tregojnë se viktimat janë varrosur, në jug-lindje, mbi fshat, në vendin ku janë vrarë, në vendin e quajtur Bjeshkallavë. Isuf Demiri, banorë i fshatit Smirë i moshës rreth 80 vjeçare thotë se dyshohet se në këtë vend janë të varrosur të paktën 60 banorë, të Smirës të cilët janë vrarë në këtë masakër. "Atë ditë në Smirë janë vrarë 72 veta, disa thonë edhe më shumë, por nuk ka shënime të sakta. Serbët i kanë mbledhë nëpër fshat kë e kanë zënë dhe i kanë sjellë këtu e i kanë vrarë", ka thënë Demiri . Ai ka theksuar se ndonëse e ka ditur se janë të varrosur aty, ndihet pak më i lehtësuar që u gjetën eshtrat e të parëve të vrarë në vitin 1912, sepse ka pasur dëshirë t`i shohë edhe vet me sy këto shenja. Sipas banorëve masakra në Smirë dhe në disa fshatra tjera përreth të komunës së Vitisë si Lubishtë e Tërstenik, nga aradhat serbe, erdhi në shenjë hakmarrje, një ditë pas Luftës së Ferizajt, ku kishin marrë pjesë edhe banorë të kësaj ane. Me rastin e shënimit të 100-vjetorit të rënies së viktimave të maskrës së Smirës dhe rënies së dëshmorëve Xukë Zuka, Sahit Gorani e Bajram Ahmeti, që ranë në Luftën e Ferizaj më 1912, më 26 tetor, në Bjeshkallavë dhe në hyrje të fshatit do të shpalosen lapidarë për nder të tyre . Ditë më parë edhe banorët e fshatit Lubishtë në vendin ku janë duke ngritur lapidarin për nderë të të parëve të tyre të vrarë gjatë vitit 1912 kanë zbuluar mbetje mortore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat