Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkic viziton nesër Tiranën

Lajme

Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkic viziton nesër Tiranën

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 18:09

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivan Mrkic, ka paralajmëruar se të hënën do të zhvillojë një vizitë në Tiranë, e para vizitë kjo e një shefi të diplomacisë serbe në Shqipëri, pas shumë vitesh.

Pritet që ditën e martë Mrkic të takohet me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti.

“Nesër do të shkojë në Tiranë. Shumë vjet atje nuk ka shkuar ministër serb i Jashtëm. Me siguri do të krijojmë bazat për bashkëpunim më të mirë”, tha Mrkic, për gazetën serbe “Politika”.

Sipas medieve serbe, shefi i diplomacisë së Serbisë do të vizitojë gjatë këtyre ditëve shumicën e vendeve të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat