Gërmuesit e mistershëm të uraniumit - Bota Sot
Gërmuesit e mistershëm të uraniumit

Lajme

E martë, 26 korrik 2016

Gërmuesit e mistershëm të uraniumit

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 21:41

Në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për regjistrimin e popullsisë dy persona kanë paraqitur veprimtarinë kryesore të punës së tyre si gërmues të uraniumit. ASK thotë se nuk mund të lëshojë të dhënat personale për mediat, ndërsa disa gjeologë të njohur të vendit thonë se nuk janë në dijeni për ndonjë veprimtari të tillë në Kosovë.

Në rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, publikuar në fund të shtatorit, dy persona kanë deklaruar gërmimin e uraniumit dhe mineraleve të toriumit si veprimtarinë kryesore të punëve të tyre.

Dy personat janë njëri i moshës 29 tjetri i moshës 25 vjeçare.

Zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ASK, thonë se nuk kanë të drejtë të japin emrat apo ndonjë kontakt tjetër për personat në fjalë. “Me ligj nuk na lejohet që të japim informata pasi që ato janë konfidenciale”, tha Hazbie Qeriqi, zyrtare për Komunikim dhe Informim në ASK.

Komisioni i Pavarur i Mineraleve dhe Minierave, KPMM, thotë se nuk ka lëshuar ndonjë licencë për ndonjë kompani që veprimtari kryesore kanë gërmimin e uraniumit. “KPMM-ja nuk ka lëshuar licencë për ndonjë kompani që do të punojë diçka të tillë”, tha Xhevdet Kastrati, anëtar i bordit në komision.

Uraniumi përdoret gjerësisht për qëllime ushtarake ndërsa toriumi kryesisht në industrinë e aviacionit dhe të raketave. Që të dy janë elementë radioaktivë.

Zenun Elezaj, gjeolog dhe profesor në Fakultetin e Xehetarisë në Mitrovicë, çuditet me këtë lloj të veprimtarisë në Kosovë. “Nuk kam dëgjuar për një veprimtari të tillë që mund të zhvillohet në Kosovë”, Elezaj i tha Gazetës Jeta në Kosovë duke shtuar se kjo duhet të verifikohet nga institucionet.

Dekani i fakultetit të xehetarisë në Mitrovicë, Izet Zeqiri, thotë se asnjë nga kolegët e tij të punës nuk ka paraqitur ndonjë punë apo studim në lidhje me uranium apo torium.

“Kemi kolegë me grada të ndryshme shkencore por jo diçka të tillë. Nëse mendohet se këta persona kanë paraqitur të arriturat e tyre gjatë regjistrimit të popullsisë, kjo gjë është e çuditshme”, tha Zeqiri.

Sipas strategjisë minerare të qeverisë së Kosovës 2012-2025, hulumtimet gjeologjike të uranit ishte kryer nga kompania e ish-jugosllavisë, Geozavod, e cila kishte konstatuar një damar uran-bartës në trahite që është i pasuruar me uran dhe torium.

Trashësia mesatare e damarit është rreth 1,4 metra, që është konstatuar dhe është përcjellë në rënie dhe në shtrirje deri në 64 metra në thellësi. Përmbajtja e uranit sillet nga 0,02- 0,16 për qind.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test