Djathi nga qumështi i gomares, 1 000 euro kilogrami - Bota Sot
Djathi nga qumështi i gomares, 1 000 euro kilogrami

Lajme

E diel, 28 gusht 2016

Djathi nga qumështi i gomares, 1 000 euro kilogrami

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 22:56

Blerësit e tyre, do të thotë dikush për mahi, janë ata që nuk dinë ç’të bëjnë me para. Në vend të parfumit ekskluziv, aty paketohet djathi nga qumështi i gomares, pikërisht për njerëz me xhepa të thellë. Në një vend afër Beogradit, në rezervatin natyror prodhojnë djathin më të shtrenjtë në botë. Për vetëm 1 kg djathi nevojiten 25 litra të qumështit të gomares dhe kjo gjoja e shpjegon edhe çmimin e lartë të tij.

Momentalisht aty janë 120 gomare të cilat gjatë një dite mund të japin nga dy deri në 11 litra maksimalisht. Varësisht nga ajo se a janë dhe sa janë në periudhën e krijimit të qumështit (laktacionit). Gomarja gjatë gjithë vitit mund të japë më së shumri 35 litra qumësht dhe kjo vetëm deri sa rrit të vegjlit. Në botën shtazore gomaret më së gjati bartin në bark këlyshët e palindur, plot 1 vit e 15 ditë, dhe natyrisht gjatë asaj kohe nuk japin qumësht.

Deri të çmimi prej 1 000 eurove për një kilogram djathi është arritur me përllogaritje të thjeshtë, 40 herë 25. Shifra 40 tregon çmimin e qumështit të gomares në Serbi, kurse 25 sasia e litrave që nevojiten për prodhimin e një kg djathi.

Sipas gazetës zagrebase V. List, çmimi i këtij lloj qumështi në Kroaci shkon deri në 70, kurse në Evropë madje 100 euro. Ky qumësht është specifik sepse ka pothuaj 100 për qind të njëjtën përbërje me qumështin e nënave. Por, për prodhimin e djathit atij i shtohet edhe një sasi e vogël e qumështit të dhive, pasi qumështi i gomares përmban vetëm 1 për qind yndyra.

Shitja e këtij lloj djathi bëhet vetëm nëpërmjet internetit apo me porosi dhe me dërgim të drejtpërdrejt nëpër shtëpia.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test