Daçiç: Bisedimet në nëntor. I kemi linjat e kuqe

Lajme

Daçiç: Bisedimet në nëntor. I kemi linjat e kuqe

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 19:59

Kryeministri serb Ivica Daçiç thotë se takimi me përfaqësuesit e autoriteteve kosovare nga Prishtina do të zhvillohet në mes të nëntorit.

Ky takim në fakt do të jetë një vazhdim i dialogut politik me Prishtinën " tha Daçiç për gazetën Blic të Beogradit. Sipas tij zyrtarët e lartë të shtetit serb do të takohën të mërkurën për të diskutuar për negociatat e ardhshme.

"Serbia është e gatshme për negociata, linjat tona të kuqe janë të njohura dhe ato nuk kanë ndryshuar. Në linjat e dialogut politik do të ketë bisedime për telekomunikacion dhe energji",theksoi kryeministri serb Daçiç gjithashtu deklaroi se paralel me dialogun politicial, një pjesë e të ashtuquajturave bisedime teknike do të zënë vend dhe se ai ka ngarkuar ministrat Zorana Mihajlloviç dhe Rasim Ljajiç që të merren me këtë.

"Këto dy ministri do të përfshihen në negociata në mënyrë që ne të mund të arrijmë zgjidhje të mira." theksoi Dacic.
Ndërkohë sipas mediave beogradase ndërsa bisedimet vazhdojnë, Daçiç do të takohet edhe një herë për të negociuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat