NASA kërkon për Planet-X/Nibiru, apo e ka zbuluar atë!?

Lajme

NASA kërkon për Planet-X/Nibiru, apo e ka zbuluar atë!?

Më: 24 tetor 2012 Në ora: 00:25

Një planetë katër herë më i madh se Toka, mund të gjendet në kufi të sistemit tonë diellor, përtej Plutonit sipas një studimi të ri. Planeti ndodhet shumë larg dhe është e pamundur të diktohet nga teleskopët e zakonshëm. Ky planet i “padukshëm” do të mund të tërhiqte me gravitetin e tij objektet dhe trupat e ngrirë që ndodhen përtej Neptunit dhe nëse kjo qëndron, mund të ndihmojë në shpjegimin e orbitave misterioze të këtyre trupave qiellorë.

Ky pretendim vjen nga Rodney Gomes, astronom në Observatorin Kombëtar të Brazilit, që ndodhet në Rio De Janerio. Gomes dhe ekipi i tij, prezantuan pak kohë më parë një raport të plotë ku përfshiheshin dhe llogaritjet e tyre si dhe disa modele të tjera llogaritjesh që përftonin ekzistencën e planetit të largët.
Sipas ntv.ru: Shkencëtarët e NASA-ës, interesohen shumë vitet e fundit për planetin Nibiru, i cili, sipas specialistëve të astronomisë, në të ardhmen e afërt do mund të ndryshonte në mënyrë drastike jetën në Tokë.
Planeti Mitik Nibiru/Planet-X, i cili sipas traditës së Sumerëve të lashtë, dalë nga dalë i afrohet Tokës, ky referim prej tyre, nxiti interesin e madh të shkencëtarëve dhe astronomëve në gjithë botën, sidomos së vetë NASA-s.
Shkencëtarët e NASA-s vërtetuan zyrtarisht ekzistencën e tij qysh në vitin 1983 dhe qe prej asaj kohe filluan një studim më të specifikuar me teleskop të posaçëm, me shpresën se do të diktonin objektin misterioz në hapësirë.
Madje, sipas disa Inspektorëve të astronomisë, graviteti i Nibiru, ishte përgjegjës për Kataklizmin e Madh, për zhdukjen e Atlantidës dhe për shumë përmbytje të tjera të ndodhura në botën bashkëkohore, ndërkohë graviteti i tij ka ndryshuar dhe orbitën e disa plantëve të sistemit tonë diellor.
Fillimin e vitit të shkuar, shkencëtarë të Universiteteve të Cornell dhe të Lorenzo Iorio zbuluan se orbita e Hënës rreth Tokës, kishte pësuar një ndryshim drastik.
Ekzistenca e planetit Nibiru, tashmë refuzohet nga NASA. Ndërkohë, vëzhgimi i këtij planti (Nibiru) në vitin 2008, që u krye nga Teleskopi i Polit të Jugut, u zhduk nga arshivat e saj. Ndërkohë, nëse dikush, një specialist për shembull, “lundron” me Google Sky, në disa koordinata të parapërcaktuara, do të ndesh një hapësirë të zezë. Sipas Google: “Fushat e zeza shkaktohen nga një “gabim” i programit të kompjuterit!”.

Por, më 29 shtator të viti 2011, thuajse gati gabimisht NASA vërtetoi ekzistencën e Nibiru/Planet-X, në simpoziumin e NEOËISE. Gjatë këtij simpoziumi Amy Mainzer, në referencën e saj nuk pohoi se: “Planeti X nuk ekziston”; por tha: “Planeti X, nuk vjen të na marri!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat