Subjektet shqiptare: Do ta mbrojmë deri në fund përmendoren e UÇPMB-së

Lajme

Subjektet shqiptare: Do ta mbrojmë deri në fund përmendoren e UÇPMB-së

Më: 7 janar 2013 Në ora: 20:17

Të gjitha subjektet politike shqiptare dhe jo politike, përfshirë ish drejtues dhe luftëtarë të UÇPMB-së, të Kosovës Lindore janë zotuar sonte se do ta mbrojnë deri në fund dhe me të gjitha mjetet demokratike përmendoren UÇPMB-së.
Takimi i cili ka përfunduar në orët e vona, ka marrë vendim që të premten të mbajnë séance të jashtëzakonshme të dyja kuvendet shqiptare atje, ai Preshevës dhe Bujanocit për të vendosur se çfarë të veprojnë para se të ndodhen në një situatë të jashtëzakonshme.
Ka disa ditë që krerët e shtetit të Serbisë, përfshirë presidentin dhe kryeministrin e këtij vendi fqinjë, kanë kërcënuar shqiptarët e Kosovës Lindore me heqjen e pllakës përkujtimore për të heronjtë e UÇPMB-së.
Madje kryeministri i Serbisë Daçiq e ka kushtëzuar pjesëmarrjen e tij në bisedime me rrënimin e përmendores.
Qeveria e Kosovës nuk ka reaguar, me përjashtim të një prononcimi, me të cilin i ka dal në mbrojtje ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ndërsa nga Shqipëria ka reaguar kryeministri Sali Berisha duke i kërkuar Serbisë që ti jap fund albanofobisë dhe ka theksuar se shqiptarët kanë rënë në mbrojtje të tokës së tyre ku janë autokton. BS


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat