Rezoluta e re në mbrojtje të politikës së vjetër

Lajme

Rezoluta e re në mbrojtje të politikës së vjetër

Më: 9 janar 2013 Në ora: 18:04

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq ka vlerësuar se mospublikimi i platformës për Kosovën konfirmon faktin që nuk ka konsensus në mes të pozitës në lidhje me platformën për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Sot është bërë e qartë se para debatit për rezolutën në Parlamentin e Serbisë e cila për ka përmbajtja e saj nuk dallon shumë nga ato të kaluarat, fshihet jo serioziteti dhe mungesa e vizionit të njerëzve që qeverisin me vendin”, ka vlerësuar Jovanoviq në një deklaratë për publik, raportojnë mediat serbe.

Ai tha se senanca e paralajmëruar në Parlamentin e Serbisë do të humb rëndësinë pasi që pritet që prapë të flitet për rezolutën që është si produkt i një politike e cila nuk është e gatshme që të ofrojë asgjë përveç frazave të përsëritura disa herë deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat