Qeveria e Serbisë: Sonte përfundon ultimatumi

Lajme

Qeveria e Serbisë: Sonte përfundon ultimatumi

Më: 15 janar 2013 Në ora: 23:28

Qeveria e Serbisë ka deklaruar se sonte në mesnatë skadon afati i rrënimit të lapidarit të UÇPMB-së. Qeveria serbe ka paralajmëruar padi ndaj kryetarit të Preshevës Ragmi Mustafa për shkelje ligjore. Po ashtu qeveria e Serbisë thotë se më 10 dhjetor e ka njoftuar zyrtarisht komunën e Preshevës për shkeljen ligjore të bërë me ndërtimin e lapidarit dhe se për këtë afati sipas njoftimit mund të përfundojë sonte dhe se më pas çështja do të jetë në duart e institucioneve të rendit. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat