FOL: Shkelje ligjore në 74 tenderë

Lajme

FOL: Shkelje ligjore në 74 tenderë

Më: 16 shkurt 2013 Në ora: 17:19

Në 74 tenderë të ndryshëm në Kosovë janë bërë shkelje të mëdha ligjore, thuhet në raportin e Lëvizjes “Fol” për vitin e kaluar.

Sipas këtij publikimi, ministria që prin me numrin më të madh të keqpërdorimeve të tenderëve është ajo e Infrastrukturës - me 27 të tilla.

Raporti flet edhe për parregullsi në disa komuna të Kosovës, ku prin Gjilani me më së shumti shkelje, për t'u pasuar nga Ferizaj dhe Gjakova.

Sipas Lëvizjes "Fol", shkelje kanë bërë edhe ndërmarrjet publike në 20 tenderë të ndryshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat