Fillon takimi i kreut shtetëror serb me Ashtonin

Lajme

Fillon takimi i kreut shtetëror serb me Ashtonin

Më: 11 mars 2013 Në ora: 20:17

Takimi i kreut shtetëror të Serbisë dhe përfaqësuese së lartë të BE-së, Catherine Ashton ka filluar sonte pak para orës 19.30 në Bruksel.

Në përbërjen e delegacionit të Serbisë janë presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, kryeministri Ivica Daçiq dhe zv/kryeministri Aleksandar Vuçiq.

Takimi është thirrur me iniciativë të Brukselit, pasi që dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka ngecur në çështjen e kompetencave të asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në kuadër të dialogut janë paraparë edhe dy raunde të reja, më 20 mars dhe 6 prill, kurse me 16 prill, Ashton do ta njoftoj Këshillin e ministrave të BE-së për rezultatin e dialogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat