Ashton viziton edhe Beogradin

Lajme

Ashton viziton edhe Beogradin

Më: 12 mars 2013 Në ora: 16:54

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të qëndrojë në Beograd më 14 mars, për vazhdimin e bisedimeve që i paraprijnë rrethit të ri të dialogut Prishtinë-Beograd, ka bërë të ditur kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Nëse dëshmohet se ka mundësi për vazhdimin e negociatave dhe arritjen e marrëveshjes, Ashton do të arrijë në Beograd, pas përfundimit të takimeve në Prishtinë”, ka thënë Daçiq.

Ashton ka pritur të hënën në Beograd autoritetet më të larta të Serbisë. Pas takimit, presidenti i këtij vendi, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se Prishtina ka lëshuar pe për çështjen e juridiksionit të komunave serbe në Kosovë, por deklarata e tillë është përgenjështruar nga kryeministri kosovar, Hashim Thaçi.

Sido që të jetë, për këtë çështje pritet të flitet edhe në rrethin e ardhshëm të bisedimeve Thaçi-Daçiq, të caktuar për datën 20 mars, si dhe gjatë takimeve në Prishtinë të baroneshës Ashton, të parapara për këtë të enjte

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat