Ashton: Prishtina dhe Beogradi të merren vesh për çështjet e hapura

Lajme

Ashton: Prishtina dhe Beogradi të merren vesh për çështjet e hapura

Më: 12 mars 2013 Në ora: 17:29

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton nuk ka konfirmuar se Prishtina ka lëshuar pe në dialog dhe sipas saj tani pritet vetëm nënshkrimi i marrëveshjes për çështjen e juridiksionit të komunave më shumicë serbe në veri.

Përmes një deklarate me shkrim, baronesha Ashton, ka kërkuar që Prishtina dhe Beogradi të merren vesh sa më shpejt për çështjet e hapura.

Ndryshe, pas takimit të së hënës ndërmjet baroneshës Ashton dhe presidentit serb, Tomislav Nikolic, ky i fundit ka deklaruar se Prishtina zyrtare ka lëshuar pe.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaratat e tilla i ka quajtur gënjeshtër e kulluar, ndërkaq ka kërkuar nga BE-ja të jep sqarime lidhur me deklaratat e Nikolicit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat