Kerry: Të gjendet qëndrim i përbashkët për Sirinë

Bota

Kerry: Të gjendet qëndrim i përbashkët për Sirinë

Më: 7 maj 2013 Në ora: 14:33

(I plotësuar) - Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka bërë sot thirrje presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin, që të gjej “terren të përbashkët” me Uashingtonin lidhur me konfliktin në Siri.

Në takimin e sotëm me Putinin, zyrtari i lartë amerikan tha se të dy vendet “kanë disa interesa shumë të rëndësishme e të përbashkëta për Sirinë”, siç është promovimi i stabilitetit rajonal dhe parandalimi i përhapjes së ekstremizmit.

Në fillim të takimit në Kremlin, John Kerry i tha Putinit se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, beson se të dy vendet mund të bashkëpunojnë lidhur me Sirinë, Iranin, Korenë Veriore dhe në çështje ekonomike.

Zoti Kerry sot ka arritur në Moskë , në vizitën e tij të parë në Rusi, prej se u bë sekretar amerikan i shtetit.

SHBA: Kerry arriti në Moskë, bisedon me zyrtarë të lartë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka arritur në Moskë, ku do të takohet me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Pritet që bisedimet do të fokusohen në gjendjen në Siri dhe kundërterrorizmin.

Zoti Kerry do të takohet edhe me pjesëtarë të shoqërisë civile në Rusi.

Kjo është vizita e parë e zyrtarit të lartë të Shteteve të Bashkuara prej se ai u bë sekretar shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat