Krasniqi: Marrëveshja për Trepçën, cenim i integritetit territorial

Lajme

Krasniqi: Marrëveshja për Trepçën, cenim i integritetit territorial

Më: 20 maj 2013 Në ora: 13:44

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka thënë sot se marrëveshja e nënshkruar mes kompanisë amerikane dhe Qeverisë serbe për Trepçën, është cënimi i integritetit territorial të Kosovës.

Sipas kryeparlamentarit Krasniqi, për këtë duhet të pyetet më shumë Qeveria e Kosovës.

Krasniqi këto komente i bëri pas mbledhjes së sotme të Kryesisë.
Ditë më parë mediat e Beogradit bënë të ditur për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi “afarist e teknik” midis konsorciomit amerikan New Generation Power (NGP) dhe kombinatit “Trepça”.

Në njoftim thuhej se në bazë të kësaj marrëveshjeje do të hartohet edhe studimi i fizibilitetit për investime në Trepçë. Në emër të “Trepçës” nënshkrimin e marrëveshjes e ka bërë ministri i Rezurseve Natyrore dhe Minierave të Serbisë, Millan Baçeviq, me kryetarin e konsorciumit NGP, Çirivaxhi Katurija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat