Latif Gashi: Pse ti besohet më EULEX-it?

Lajme

Latif Gashi: Pse ti besohet më EULEX-it?

Më: 7 qershor 2013 Në ora: 20:47

Gjykata Themelore për Krime të Luftës në Prishtina i ka shpallur fajtor “Grupin e Llapit” për krime lufte kundër popullatës civile.

Në bazë të vendimit të kësaj gjykate, Latif Gashi është dënuar me gjashtë vjet burg, Nazif Mehmeti dënohet me tri vite burg kurse deputeti i PDK-së Rrustem Mustafa Remi dënohet me katër vite burg.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se të pandehurit kanë pasur përgjegjësi për veprimet që kanë ndodhur, përfshirë këtu rrahjet dhe torturimet në qendrën e paraburgimit në Prapshticë prej 1998 deri me 1999.

Prokurori i rastit ka kërkuar që Latif Gashi të vihet menjëherë në paraburgim por trupi gjykues ka vendosur që duke marrë parasysh se të pandehurit kanë qenë në paraburgim ka vendosur që kjo mos të ndodh akoma pasi sipas tyre vendimi ende nuk është i formës së prerë.

Latif Gashi – Lata, pas vendimit ka reaguar në rrjetin social Facebook. Ai në profilin e tij ka shkruar se ky është vendim i padrejtë dhe vendim i padrejtësisë ndërkombëtare.

Sipas tij, vendimi është politik, i paragjykuar, i supozuar, i paargumentuar dhe i paarsyetuar.

“Pse ti besohet më EULEX-it? Do të ishte satisfaksion për Prokurorin dhe Gjykatën po ta kishin vetëm një dëshmitar qe na akuzon si provë formale! Do të ishte satisfaksion për gjykatën dhe prokurorin ta kishte vetëm një provë materiale fajsuese për NE”, ka shkruar Lata.

“Faleminderit Zotit që na e dha fatin ti shërbejmë atdheut tonë. Dhe na ndihmoi ta kem Lirinë dhe Pavarësinë e vendit tonë! Faleminderit popullit tonë qe na besoi na përkrahu e u solidarizua me Ne!
Lavdi dëshmorëve te kombit! E pa harruar vepra e tyre”, ka shkruar në fund Latif Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat