AAK ua uron muajin e Ramazanit të gjithë besimtarëve

Lajme

AAK ua uron muajin e Ramazanit të gjithë besimtarëve

Më: 8 korrik 2013 Në ora: 13:11

Me rastin e muajit të Ramazanit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ua ka përcjellë urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve, me dëshirën që ky muaj në shtëpitë dhe familjet e tyre të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie.
Edhe në këtë muaj të shenjtë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përcjellë gatishmërinë, vullnetin dhe përkushtimin më të lartë për promovimin e vlerave që i kontribuojnë rritjes së tolerancës dhe mirëkuptimit midis të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë dhe njerëzve të të gjitha besimeve.

Kryetari Haradinaj duke uruar, gjithashtu, Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës dhe myftiun e saj, Naim Tërnava, ka theksuar se Muaji i Shenjtë i Ramazanit duhet të na shërbejë në forcimin dhe zgjerimin e përkrahjes dhe solidaritetit midis të gjithë neve.

Ndërkaq nesër është dita e parë e Ramazanit, njëra nga dy festat më të rëndësishme myslimane. Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit mysliman lunar gjatë të cilit, ndër të tjera, ka filluar publikimi i Kuranit.

Ky muaj është periudha kur pjesëtarë myslimanë përmbahen rreptësisht nga ngrënia, pirja dhe kënaqësitë trupore që nga paralindja e diellit deri në perëndim të tij dhe zgjat 30 ditë.

Ramazani vjen çdo vit dhjetë ditë më herët. Bajrami i Madh, që vjen pas përfundimit të Ramazanit, sivjet është më 8 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat