Kryeministri Thaçi përgëzon besimtarët islamë

Lajme

Kryeministri Thaçi përgëzon besimtarët islamë

Më: 8 korrik 2013 Në ora: 16:13

Kryeministri Hashim Thaçi, me rastin e Muajit të Ramazanit, përgëzon Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët islamë të Kosovës.

”Uroj që muaji i madhërishëm i Ramazanit t’i gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie sociale, lumturi dhe dashuri mes njerëzve, në një ambient ku pasqyrohet në mënyrë të denjë bindja fetare dhe sprova e njeriut për t''iu përkushtuar lartësimit shpirtëror.

Ky muaj i shenjtë shprehet me sakrificën, tolerancën dhe solidaritetin e gjithë qytetarëve të Republikës sonë. Këto mesazhe që përcjell muaji i shenjtë i Ramazanit, për qytetarët e Kosovës përkujtojnë sakrificën, gjakun, mundin dhe angazhimin për lirinë dhe demokracinë e vendit tonë.

Muaji i Ramazanit, këtë vit institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, i gjen në përkushtimet për konsolidimin dhe forcimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës, në angazhimet për shoqërinë demokratike, duke përmbushur agjendën evropiane dhe euroatlantike të integrimit.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim edhe njëherë ju shpreh përgëzimet më të sinqerta”, thuhet ndër tjerash në mesazhin e urimit të kryeministrit Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat