Serbia mirëpret miratimin e Ligjit për amnisti në Kosovë

Lajme

Serbia mirëpret miratimin e Ligjit për amnisti në Kosovë

Më: 12 korrik 2013 Në ora: 09:43

Serbia e ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Amnistinë në Kuvendin e Kosovës. Aleksandar Vulin, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e ka cilësuar si “sinjal të mirë” të Prishtinës miratimin e këtij ligji.
“Miratimi i Ligjit për Amnistinë është sinjal i mirë. Prishtina e ka kuptuar se duhet t’i përmbushë obligimet që i ka marrë”, ka thënë Vulin.

Sipas tij, ky ligj do të kontribuojë për “jetë më të qetë dhe më të sigurt” të serbëve në Kosovë.

"Ligji për Amnistinë, gjithsesi, do të kontribuojë për një jetë më të qetë, më normale dhe më të sigurt të serbëve në Kosovë, por do të kontribuojë edhe që Prishtina të kuptojë se obligimet e saj ndaj ligjit janë mbi politikat ditore”, ka thënë ai..

Sipas Vulinit, procesi i miratimit të ligjit ka dëshmuar se është pala kosovare ajo që paraqet pengesa në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe jo pala serbe, dhe këtë duhet ta kuptojë bashkësia ndërkombëtare.

E, megjithatë, ky zyrtar i Qeverisë së Serbisë ka vënë një pikëpyetje për përmbajtjen e ligjit. Ai ka thënë se pret ta shohë tekstin e ligjit të miratuar para se të thotë diçka për të, pasi ka marrë informacione se teksti i ligjit të miratuar i ka pësuar disa ndryshime në krahasim me tekstin e miratuar në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat