Musliu: Duam polici me komandant shqiptar

Lajme

Musliu: Duam polici me komandant shqiptar

Më: 16 korrik 2013 Në ora: 09:44

Kryetari Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Mulsiu ka thënë se situata në Luginën e Preshevës është e tensionuar. Ai ka thënë se ndër kërkesat më kryesore që kanë ata si komunitet është hapja e një Gjykate Apeli në Preshevë ose në Bujavoc dhe një polici me komandant shqiptar.
“Kërkimi i reciprocitetit në raport me serbët në veri të Kosovës do të jetë i pashmangshëm, ku mes tjerash qëndron në faktin dhe kërkesën që edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës, duhet të kenë policinë e vet, komandantin e policisë dhe Gjykatën e Apelit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat