Nis fushata kundër aksidenteve në trafik

Lajme

Nis fushata kundër aksidenteve në trafik

Më: 6 gusht 2013 Në ora: 13:55

Burim Ramadani, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka nisur një fushatë vetëdijësuese kundër aksidenteve në trafik me moton “Vozit me KUJDES! Mos rreziko JETËN!”.

“Fushata Vetëdijësuese përmes internetit ka filluar që nga dje (e hënë – 5 gusht), si një mënyrë për të ngritur vetëdijen e shoferëve për rrezikun në trafik. Gjendja nëpër rrugët e Kosovës është alarmante. Numri i madh i aksidenteve në trafik po shënon rekord negativ në Kosovën e pasluftës”, ka thënë Burim Ramadani, deputet i Kuvendit të Kosovës.

Fushata “Vozit me KUJDES! Mos rreziko JETËN!” është reflektim i mungesës së aktiviteteve qeveritare në këtë fushë.

“Unë si deputet i Kuvendit të Kosovës kam menduar se është më mirë që të nis vet një gjë të tillë se sa vetëm të bëjë presion tek Qeveria”, tha ai.

Ramadani është i bindur se ndikimi i kësaj fushate do të rritet dukshëm në ditët e ardhshme.

“Kjo nuk është çështje politike dhe as partiake. Është krejt humane. Jam i përkushtuar në mbrojtjen e jetës së njerëzve në Kosovë dhe parandalimin e vdekjeve të tilla”, ka thënë deputeti i AAK-së, Burim Ramadani.

Ai beson se kjo fushatë do të ndikojë në mendjen e shoferëve që të kenë kujdes më të madh në vozitje.

Alarmi për aksidentet në trafik është alarm për Qeverinë e Kosovës, Policinë e Kosovës, Kontrollin Teknik të Automjeteve dhe alarm për qytetarët, përkatësisht për shoferët. Sipas deputetit, përgjegjësit për numrin e madh të aksidenteve gjenden në katër prej këtyre kategorive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat