Ramadani: Qeveria të ndërmerr veprime urgjente kundër aksidenteve në trafik

Lajme

Ramadani: Qeveria të ndërmerr veprime urgjente kundër aksidenteve në trafik

Më: 7 gusht 2013 Në ora: 22:32

Sekretari i Përgjithshëm të AAK-së, Burim RAMADANI, i është drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës me një letër publike, për të ndërmarrndërmerr veprime urgjente kundër aksidenteve në trafik veprime urgjente kundër aksidenteve në trafik.

”Gjendja në komunikacionin rrugor në Kosovë është përkeqësuar dukshëm. Pjesa e parë e këtij viti ka shënuar rritje të aksidenteve në trafik. Rritja e numrit të vdekjeve si pasojë e këtyre aksidenteve është rritur po ashtu.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit raportohet të kenë ndodhur 115 aksidente në trafik, ku ka të vdekur, të lënduar dhe dëmtime materiale. Edhe gjatë muajit korrik 2013 ka pasur numër të madh të aksidenteve dhe humbjeve të jetëve të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, është raportuar për një numër treshifëror të njerëzve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nuk po arrij të kuptoj se si Qeveria e Kosovës nuk e ka kthyer këtë brengë në agjendën kryesore të këtyre ditëve. Është e domosdoshme një fushatë e fuqishme vetëdijësimi për rrezikun në trafik. Është e domosdoshme ndërmarrja e veprimeve urgjente për të parandaluar dhe zvogëluar numrin e aksidenteve. Është e domosdoshme prania më e madhe e Policisë së Kosovës nëpër tërë rrjetin e komunikacionit rrugor. Është i domosdoshëm reagimi i shpejtë institucional.

Pse nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar për Siguri në Trafik, që funksionon nën udhëheqjen e Ministrisë së Infrastrukturës? Ky Këshill do të duhej që deri më tash të ketë të përcaktuara të gjitha aktivitetet e nevojshme për të ndalur këtë trend fatkeq të humbjes së jetëve nëpër rrugët e Kosovës.

Shkaktarët e këtyre aksidentëve janë të llojllojshëm dhe kryesisht kanë të bëjnë me:

1) mospërshtatjen e shpejtësisë në komunikacion;

2) mungesën e shenjëzimit të nevojshëm në rrugë;

3) mungesën e ndriçimit të duhur;

4) mungesën e pranisë së duhur të Policisë së Kosovës në rrugë;

5) mungesa e koordinimit ndër-institucional në nivel qendror dhe nivel lokal;

6) mungesën e vetëdijësimit të shoferëve për rrezikun në rrugë;

7) vjedhjet e kabllove dhe shenjave në rrugë;

8) mosfunksionimin adekuat të semaforëve në shumë vende ku ata ekzistojnë;

9) rrugët jo të mira në shumë pjesë të Kosovës; dhe

10) kontrollin fiktiv tekni të automjeteve në shumicën e rasteve kur regjistrohen ato.

Të gjithë këta shkaktarë duhet të adresohen urgjentisht nga Qeveria e Kosovës. Duhet që Qeveria të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme vetëm për këtë çështje të dhimbshme për qytetarët e Kosovës.

Siguria e jetës dhe pronës së qytetarëve të vendit është detyrë e padiskutueshme e Ekzekutivit dhe në këtë aspekt bën pjesë domosdoshmërisht edhe siguria në trafik. Mungesa e seriozitetit në adresimin e këtij problemi të madh për qytetarët e Kosovës është e papranueshme”, thuhet në letrën e Ramadanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat