Lagje luksoze në Pejë, investim gjerman mbi 40 milionë euro

Lajme

Lagje luksoze në Pejë, investim gjerman mbi 40 milionë euro

Më: 20 gusht 2013 Në ora: 22:06

Komuna e Pejës ka filluar ndërtimin e rrugës 777 metra që lidh qendrën e qytetit me lagjen më të re të Pejës “Tarracat me diell të Pejës", lagje e cila pritet të përfundoj deri në vitin 2015 dhe investitorëve do t’i kushtoj mbi 40 milion euro.

Kryetari i Pejës, Ali Berisha, këtë projekt e ka vlerësuar si mjaftë të rëndësishëm, duke inkurajuar edhe investitorë të tjerë të jashtëm për investime në Komunën e Pejës.

“Komuna e Pejës po përpiqet që të mbështesë investimet që vijnë nga jashtë dhe në kuadër të kësaj po përpiqemi që sa më të mirë në mënyrë që të zhvillohet ky investim”, ka thënë kryetari Berisha.

Drejtorii kompanisë së Investimevegjermane,Amia ShPK,Hans-Martin Rüter, ka thënë se duhet investuar edhe në imazhin Kosovës, pasi që siç ka treguar ai, shumë qytetarë në Gjermani mendojnë se Kosova është vend jo i sigurtë, dhe se kanë shprehur dyshime për investimet e Ruter në Kosovë. Ruter ka treguar se për hartimin projektit për ndërtimin e lagjes “Tarracat me diell të Pejës”, janë bërë shumë kërkime.

“Që nga intervista me klientë potencial, kompani të ndërtimit, na ndihmuan që të kuptojmë se si të ndërtojmë, janë analizuar shumë fshatra në Kosovë dhe jashtë saj, për të gjetur mënyrën më të mirë të përshtatjes së elementeve për projektin tonë ‘Tarracat me diell të Pejës’, si rezultat është ky fshat me arkitekturë moderne me elemente tradicionale me një harmoni perfekte me një natyrë të mrekullueshme”, është shprehur Ruter.
Xhevdet Duka, ka bërë dizajnimin komplet të projektit, me të cilin është bërë zgjedhja urbane e lagjes.

“Ne i kemi bo pjesën infrastrukturore, ujësjellësin, kanalizimin, rrymën ndriçimin publik e të gjitha të tjerat. Njëkohësisht edhe dizajnin e shtëpive, të cilat do të jenë shtëpi dy katërshe, shtëpi trekatëshe, dhe shtëpi në varg. Pjesa lagjes përmban mbi dhjetë hektarë, dhe secila parcelë ka minimumi 500 metër katror sipërfaqe të pastër, dhe përmban përmbi 60% hapësirë të gjelbër”, ka thënë Duka.

Në projekti për ndërtimin e lagjes “ Tarracat me diell të Pejës”, parashihet ndërtimi i 145 vilave me të gjithë infrastrukturën dhe shërbimet e nevojshme të një lagjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat