Në Shqipëri dhe Kosovë abuzohen seksualisht fëmijët

Lajme

Në Shqipëri dhe Kosovë abuzohen seksualisht fëmijët

Më: 28 shtator 2013 Në ora: 07:50

Në raportimin vjetor të publikuar në Independent News Balkan Agency mbi abuzimet e fëmijëve dhe të miturve , Shoqëria Ndërkombëtare për Prandalimin e Abuzimit të Fëmijëve dhe Neglizhimin e tyre , ka publikuar raportin vjetor në Kongresin që po mbahet në Honolulu të shtetit amerikan Hawai.
ISPCAN , kërkon hetimin dhe parandalimin e abuzimit të fëmijëve në vendet e Evropës Juglindore, duke i këshilluar këto vende që të mos neglizhojnë fenomenin e abuzimit seksual të fëmijëve dhe të miturve.
Sipas raportit të shkëputur nga Përmbledhja e Punimeve të Kongresit të 18-të Ndërkombëtar që po mbahet në Hawai është konkluduar se :
"Në vendet e Evropës Juglindore ekzistojnë grupe që kanë abuzuar sistematikisht seksualisht fëmijët .Ata që kanë kryer në mënyrë të organizuar aktet e dhunës seksuale janë kategoritë si : miqët , familjarët , mësuesit , punëdhënësit dhe priftërinjët."
" Në vitin 2010-12 ne kemi marrë raporte për 227 raste të abuzimit seksual të të miturve kryesisht nga shtetet e Europës JugLindore”, ka thënë ISPCAN.
Skandaloze : Serbia , Shqipëria dhe Kosova , me rastet më të shumta të abuzimit seksual të fëmijëve.
Sipas ISPCAN në Kosovë kemi 48 raste të raportuara të abuzimit seksual të fëmijës të përdhunuar nga, priftërinjtë, mësuesit dhe banorët pranë.
Në Shqipëri 39 raste të raportuara të abuzimit seksual të fëmijës të përdhunuar nga priftërinjtë, mësuesit dhe banorët pranë.
Ndërsa udhëheq Serbia me 62 raste të raportuara të abuzimit seksual të fëmijës të përdhunuar nga priftërinjtë, mësuesit dhe familjet.
"Fatmirësisht" Kosovën dhe Shqipërinë e dallon nga vendet fqinje vetëm fakti se asnjë raportim nuk është bërë për abuzime nga ana e familjarëve.
ISPCAN, vlerëson gjithashtu se ekzistojnë shumë raste të tjera të paraportuara për shkak të mentalitetit të frikës dhe injorimit nga shoqëria që përballen viktimat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat