Veriu drejt dështimit

Lajme

Veriu drejt dështimit

Më: 4 nëntor 2013 Në ora: 08:12

Ishin cilësuar si historike, por zgjedhjet lokale në komunat veriore të Kosovës kanë pak gjasa të shpallen të suksesshme. Një ditë plot kërcënime, që u përmbyll me incidente të llojit të sulmeve direkte mbi ata që votojnë dhe ata që organizojnë votimet, ishin karakteristikë e shumë qendrave të votimit në veri të Mitrovicës e Zveçanit e në disa raste edhe në Leposaviq e Zubin Potok.

Kurse OSBE-ja që kishte marrë përsipër organizimin e zgjedhjeve në atë pjesë, pasi që KQZ nuk kishte mundësi ta bënte këtë, pas orës 17 gradualisht “iku” nga vendvotimet duke u evakuuar nga forcat speciale të policisë së EULEX-it. Gjendjen kaotike ne veri, u përpoq ta shfrytëzojë menjëherë edhe Beogradi zyrtar dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq, i cili kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare t’i japin 45 minuta kohë për ta qetësuar gjendjen.

Në orët e vona, veriu iu nënshtrua një gjendje gati të jashtëzakonshme, ku edhe forcat e KFOR-i dhe xhandarmëria italiane janë detyruar të dalin, të paktën tek Ura e Lumit Ibër që të parandalojnë kalimin e një incidenti ndëretnik. Gjatë gjithë ditës së djeshme, veriu ishte gdhirë nën tensione. Kurse me rënien e territ procesi zgjedhor ishte dëmtuar rëndë, pas sulmit që persona të maskuar i kanë bërë qendrës së votimit në shkollën “Shën Sava” në veri të Mitrovicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat