Sekretari i OSBE, dënon sulmet në veri

Lajme

Sekretari i OSBE, dënon sulmet në veri

Më: 4 nëntor 2013 Në ora: 13:54

Sekretari Gjeneral i OSBE-së, Lamberto Zannier e ka dënuar dhunën e ushtruar në veri të Mitrovicës, gjatë zgjedhjeve të djeshme lokale.

“Sulmet e dhunshme në vendvotime, derisa zgjedhjet po mbaheshin, janë të papranueshme. Ato janë sulme jo vetëm kundër dinjitetit personal por edhe kundër të drejtës së qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur. Ne presim që të bëhet gjithçka që është e mundur, që kryesit e këtyre akteve të dalin para drejtësisë”, ka thënë Zannier.

Ai më tutje ka shtuar se, “Këto incidente janë edhe më të dëmshme sepse vijnë në kohën e mbajtjes së një procesi zgjedhor, i cili ka shënuar një hap përpara në normalizimin e mardhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, duke i kontribuuar stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Në zona të tjera, një numër substancial i votuesve, ishin në gjendje të dalin lirshëm për ta shprehur vullnetin e tyre politik”.

“Ne falenderojmë stafin e OSBE-së në terren për punën e tyre, pavarësisht rrethanave sfiduese”, ka përfunduar Zannier reagimin e tij.

OSBE kishte rol lehtësues në procesin zgjedhor në veri të Kosovës, në linjë me marrëveshjen e 19 prillit, të arritur në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja, në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat