Vetëvendosje nuk e mbështetë asnjërin kandidat në balotazh

Lajme

Vetëvendosje nuk e mbështetë asnjërin kandidat në balotazh

Më: 7 nëntor 2013 Në ora: 15:45

Lëvizja Vetëvendosje (VV), nuk do ta përkrah asnjërin nga kandidatët e partive tjera politike, të cilët kanë hyrë në garën e balotazhit nëpër komunat e Kosovës.

Zëdhënësi i VV-së, Erzen Vraniqi, ka theksuar se VV-ja nuk do të bëjë koalicion me asnjërën nga partitë politike të cilat kanë hyrë në garën e balotazhit. “Ne do t’ua lëmë qytetarëve që të vendosin vet se cilin kandidat do ta mbështesin”, ka thënë ai.

Vraniqi shprehet se përveç kandidatit të pavarur për kryetar i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, kandidatura e të cilit është mbështetur nga VV-ja, “asnjë kandidat në asnjë komunë nuk e përkrahim”.

“Së paku deri më tani nuk ekziston disponim nga anëtarësia e VV-së që të mbështetet ndonjëri prej kandidatëve që kanë hyrë në balotazh”, tha ai.

Lëvizja Vetëvendosje (VV), përveç komunës së Prishtinës, nuk ka arritur që të sigurojë balotazhin në asnjërën nga komunat tjera në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat