Akti më solemn i nismës së realizimit të ëndrrës gjithëshqiptare

Lajme

Akti më solemn i nismës së realizimit të ëndrrës gjithëshqiptare

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 6 janar 2014 Në ora: 19:55

Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët më 11 Janar 2014 në Prizren. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se në mbledhjen e parë do të marrin disa vendime të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, dhe atë në fushën e integrimit evropian.

Analisti Skënder Zogaj thekson për gazetën “Bota sot” se mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare, të Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk ka dyshim se është akti më solemn i nismës së realizimit të ëndrrës gjithëshqiptare, për bashkimin e shqiptarëve, të cilët padrejtësisht janë ndarë dhe shpërndarë nëpër 5 shtete e nëpër të gjitha kontinentet e botës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat