Musliu: 100 mijë euro janë hajgare

Lajme

Musliu: 100 mijë euro janë hajgare

Më: 12 janar 2014 Në ora: 19:12

Fondi prej 100 mijë eurosh i ka mllefosur liderët politikë të Luginës së Preshevës. Jonuz Musliu thotë se kaq para qeveritarët e Kosovës dhe Shqipërisë i shpenzojnë në pushime ose lojëra fati.
Ndihma prej 100 mijë eurosh për ndërtimin e maternitetit në Preshevë është më shumë një “hajgare”.
Kështu e ka cilësuar këtë fond të ndarë nga Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, shkruan portali “Presheva Jonë”.
Vendimi i dy Qeverive i bërë të shtunën në mbledhjen e përbashkët në Prizren ka ngjallur pakënaqësi tek liderët politikë në Luginën e Preshevës.
Musliu ka ironizuar me këtë vendim, duke thënë se 100 mijë euro qeveritarët e këtyre dy shteteve i shpenzojnë në pushime ose në lojëra fati.
“Paratë e ndara nga dy shtetet janë më shumë për hajgare. Vetëm një anëtar i Qeverive mund t’i shpenzojë në kockë ose në skijim diku në Slloveni. Këtë shumë parash mund ta japë sot edhe çdo mërgimtar, që në fakt edhe kanë dhënë mbi 100 mijë franga për Kosovën”.
“Lugina e Preshevës nuk është bërë për fitra, është një çështje serioze kombëtare e jo humanitare.”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat