Thaçi në Beograd, 4000 policë serbë për siguri të tij

Lajme

Thaçi në Beograd, 4000 policë serbë për siguri të tij

Më: 14 prill 2015 Në ora: 22:42

(E plotësuar) Mediat serbe kanë botuar në ballina lajmin ekskluziv se zëvendës kryeministri i Kosovës dhe ministri jashtëm Hashim Thaçi mund ta vizitoj Beogradin në fund të prillit. Pas vizitës zyrtare të homologut të tij Dacic në Prishtinë në konferencën e Ballkanit perëndimor.

Burimet e gazetës raportojnë se BE po ndihmon organizimin e një vizitë te mundshme te Thaçit Beogradit, e para e tij ndonjëherë ne kryeqytetin serbe. Po ashtu mësojmë se kjo vizite tashme ka sjellë kokëçarje shtetit serb i cili duhet te organizon 4,000 policë për garantimin e sigurisë.

Thaçi mbetet fytyre e urryer ne opinion serb, por burimet njoftojnë se vizita e tij do te ndihmonte shtensionimin e situatës midis Kosovës dhe Serbisë dhe do te ndihmonte dialogun.

Ne anën tjetër, burimet pranë liderit te dikurshëm te UCK konfirmojnë se Thaji e ka konfirmuar pjesëmarrjen ne konference ku pritet te jene edhe ministrat e jashtëm Poposki dhe Daicc si dhe zyrtare te tjerë te lartë evropiane si dhe te Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi në Beograd?

Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi së shpejti do të shkojë në Beograd me ftesë të organizatës joqeveritare “Ambasadorët e Paqes”.

Sipas televizionit në këtë takim janë ftuar edhe katër ministrave tjerë të shteteve të Ballkanit.

Sipas Klanit ky zhvillim e ka vërë në siklet Beogradin ndërkaq po bëhet një presion i madh nga BE-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat