Thaçi, i gatshëm të shkojë në Beograd

Lajme

Thaçi, i gatshëm të shkojë në Beograd

Më: 16 prill 2015 Në ora: 07:35

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka marrë një ftesë nga organizata joqeveritare Këshilli rinor për arsim që të jetë i pranishëm më 24 prill në Beograd, në një konferencë që ka të bëjë me integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Këshilltari politik i ministrit Thaçi, Ardian Arifaj ka thënë se në parim shefi i diplomacisë së Kosovës i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.

Arifaj ka thënë se Thaçi është ndër liderët kryesorë në rajon që promovon paqen dhe bashkëpunimin mes popujve dhe shteteve.

“Në këtë frymë zëvendëskryeministri Thaçi është i gatshëm të udhëtojë edhe në Beograd për ta promovuar këtë frymë të bashkëpunimit”, është shprehur Arifaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat