Afrika e Jugut është përfshirë nga një valë protestash anti- emigracion.
Viktimë e tyre ra edhe kjo grua, e cila mbeti e gjakosur pasi u plagos nga protestuesit e dhunshëm.
Protestat nisën dy javë më parë në Durban, një qytet i rëndësishëm.
Qindra protestues kanë dalë në rrugë, duke kërkuar që emigrantët të largohen nga vendi.
Carol Lloyd u plagos, ndërsa protestuesit i hodhën gurë në makinë.
Xhami i makinës iu thye dhe ajo u dëmtua.