Serbet nuk kanë çfarë i bëjnë ndërkombëtarëve, prandaj kërcënojnë Thaçin me arrestim!

Lajme

Serbet nuk kanë çfarë i bëjnë ndërkombëtarëve, prandaj kërcënojnë Thaçin me arrestim!

Nga: Diana Bunjaku Më: 17 prill 2015 Në ora: 11:45

Opinioni në Serbi është tronditur nga lajmi se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mund të vizitojë Beogradin në fund të prillit.

Vizita e mundshme e Thaçit në kryeqytetin serb, vjen pas vizitës zyrtare të homologut të tij, Ivica Daçiq, në Prishtinë në konferencën “Ëestern Ballkans’ 6”, ku morën pjesë ministrat e jashtëm dhe të transportit, të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Mediat dhe qytetarët serbë kanë reaguar ashpër dhe me mosbesim total ndaj këtij lajmi.
Në portalin e mediumit beogradas, tashmë dhjetëra qytetarë serbë kanë dërguar komente ku kërkojnë arrestimin e ish-liderit politik të UÇK-së, për të cilin shteti serb kishte lëshuar flete arrest në vitin 1999.

Politika e Serbisë po e skandalizon demokracinë perëndimore dhe në Kosovë ka rihapur dilemat se çfarë rruge duhet të ndjekin shqiptarët në raport me Serbinë? Afrimi tejet i madh i Kosovës, përkatësisht bërja e një varg marrëveshjesh që ishin në dobi të serbëve, nuk i mjaftuan Serbisë, por ajo i rikthehet egërsisë së saj, madje ndaj partnerit kryesor në vitet e fundit, Hashim Thaçit, për të cilin ka përgatitur si kundër shpërblim arrestimin e tij.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte i ftuar që ta vizitojë Beogradin më 24 prill, në një konferencë që do të mbahet në Beograd nga një Organizatë Joqeveritare Këshilli Rinor për Arsim, me temën: “Integrimi Evropian i Ballkanit Perëndimor, por megjithatë z. Thaçi e erdhi një “ selam” nga Beogradi, se nëse ai do ta shkelte tokën e Serbisë, atëherë ai do të arrestohej atje.

Rexhep Shahu analist politik duke folur rreth kësaj çështje thotë për “ Bota sot” se nëse kryeministri serb e kërcënon me arrestim Thaçin, atëherë do të thotë se paqja e serbeve apo “paqja që serbët i ofrojnë rajonit”, s’është asgjë tjetër përveç se paqe me pranga.

Ai thotë se Serbia siç duket ende po i bie gusllës ashtu siç i ka rënë gjithmonë, duke i kënd këngën e urrejtjes ndaj shqiptareve.

“Nëse serbët e kërcënojnë Thaçin me arrestim do të thotë se urrejtja serbe ndaj faktorit ndërkombëtar që çliroi Kosovën është e madhe. Pra serbet nuk kanë çfarë i bëjnë faktorit ndërkombëtar, dhe kërcënojnë Thaçin me arrestim. Kërcënimi i Thaçit me arrestim ia heq Serbisë gjithë vellon e rreme që ajo përpiqet, me ia veshe vetes para syve te faktorit ndërkombëtar”, thotë analisti Shahu.

Sipas tij, Thaçi dhe Ministria e Jashtme e Kosovës duhet të reagoje duke i pohuar faktorit shqiptar e ndërkombëtar se paqja që ofron Serbia është pranga në duart e shqiptarëve.

“Ndoshta edhe politika në Kosovë duhet ta kuptoj se nuk duhet t'u themi serbeve vetëm Ok dhe të aprovojmë gjithçka çfarë thonë serbët. Por ne çdo bisedim, nëse nuk është bërë më parë, tani e tutje duhet të shkojmë krejt të barabartë dhe të mos pranojmë kushte, por të vëmë kushte, pa retorikë, ftohtë, qartë, dhe prerë, sepse Kosova nuk merr frymë më përmes Serbisë”, thotë Shahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat