VV-ja: Policia po provokon

Lajme

VV-ja: Policia po provokon

Më: 18 prill 2015 Në ora: 12:31

Policia ka filluar provokimin e protestuesve, thekson Lëvizja Vetëvendosje. "Protestuesit që janë nisur nga Prizreni, tash e gjysmë ore po mbahen të ndalur nga policia e cila po i kontrollon veç e veç secilin. I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të mos vazhdojë provokimet e tilla që kanë synim vonimin e protestuesve", shkruan VV-ja.

Edhe Nisma për Kosovën ka njoftuar për këtë rast, teksa ka thënë se “arsyet e ndaljes nga ana e policisë konsiderojmë se janë të qëllimshme dhe se krejt kjo po bëhet që protestuesit të mos arrijnë me kohë në protestë”. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat