Qeveria: Protestuesit demonstruan kulturë

Lajme

Qeveria: Protestuesit demonstruan kulturë

Më: 18 prill 2015 Në ora: 17:41

Qeveria e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, duke e vlerësuar protestën si shprehje e qytetëruar dhe kulturë për të protestuar.

Po ashtu Qeveria ka shprehur respektin për organet e rendit që e kanë kryer punën me përkushtim.

“Duke shprehur respektin për të drejtën e protestës, si mjet demokratik të shprehjes së shqetësimeve qytetare, Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson kulturën e demonstruar sot nga protestuesit në Prishtinë. Qeveria e Kosovës vlerëson, po ashtu, organet e rendit për përkushtimin e tyre për të siguruar kushte normale për protestuesit dhe për të siguruar objektet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komuniktën nga zyra e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat