Kush mban përgjegjësi për tragjedinë e Kumanovës, jetët e humbura të shqiptarëve!?

Lajme

Kush mban përgjegjësi për tragjedinë e Kumanovës, jetët e humbura të shqiptarëve!?

Më: 11 maj 2015 Në ora: 09:36

Sot ka rënë qetësia në Kumanovë, e ankthshme dhe e tmerrshme. Shumica e shqiptarëve në lagjen e “Trimave”, nuk kanë ku të kthehen, gjithçka duket e bërë shkrumb e hi. Por, mbi këto pamje tragjike të luftës së pamëshirshme, më e papërballueshme është sfida me gjakun e humbur.
Një grup të rinjsh, që ende duket si misterioz qëllimi i luftimeve për shumë kë, ndërsa për të vrarët ishte qëllimi i atdhedashurisë për ti dal hakut dëshmorëve dhe mbi të gjithë mbi 200 ushtarëve të burgosur që po mbahen burgjeve të Maqedonisë vetëm pse luftuan për liri dhe barazi të shqiptarëve atje, siç shpreheshin të rënët në këtë betejë, Mirsad Ndrecaj, e të tjerë.
Vetë Mirasdi kishte postuar një mbishkrim në faqen e tij ne facebook me 20 mars: “Dëshmor ose jo, si të doni më quani, por Amanetin për liri vëllezër t’ma ruani”!
Kjo lë të kuptohet se Mirsadi ishte i vetëdijshëm për rrugën që kishte zgjedhur, dhe se aksioni i kryer nuk kishte lidhje me të ashtuquajturat “bombat e Zaevit”. Përkundrazi Zaevi dhe shërbimi sekret maqedonas mund të kenë përshpejtuar ritmin e bombave, për të arritur tek data 12 maj, kur grupi e kishte planifikuar hakmarrjen për luftën e çuar poshtë nga Ali Ahmeti dhe klika e tij.
Ajo që mund të mos kenë ditur vetë pjesëmarrësit në këtë luftë, në këtë proces është se ata do të jenë shitur nga vetë bashkëpunëtorët politikë në Kosovë dhe Maqedoni. Pra, kryetragjedia e kësaj ngjarje mund të jetë, se këta janë sakrifikuar sërish, që disa politikanë ta zgjasin mbijetesën e tyre në politikë.
Dërgimi me vonesë i njësive “Rosu” në kohën që shteti ka qenë i informuar edhe nga Ali Ahmeti për përpjekje të ngjashme, dhe pavarësisht që mediat si “Bota sot” vazhdimisht kanë kërkuar ndërhyrje politike pozitive që të mos ndodhë ndonjë tragjedi, i bën përgjegjës edhe këta vendimmarrës të sotëm për jetët e humbura shqiptare, për shqiptarët e mbetur pa kulm mbi kokë.
Pavarësisht të gjithave për shqiptarët në Maqedoni tashmë duket më e qartë se kurrë, se shtypja dhe diskriminimi nga sllavomaqedonasit është i papranueshëm, dhe se jeta deri më tani për lirinë e pretenduar ishte një iluzion! I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat