Xhafer Zymberi, i vrarë në Kumanovë, në foton e profilit të Donika Kadës (Foto)

Lajme

Xhafer Zymberi, i vrarë në Kumanovë, në foton e profilit të Donika Kadës (Foto)

Më: 11 maj 2015 Në ora: 10:12

Njëri prej personave të armatosur që mbetën të vrarë gjatë përleshjes me policinë është Xhafer Zymberi nga Gjakova, i dyshuar si njëri prej udhëheqësve të grupit të armatosur.

Pikërisht ky person, gjendet edhe në anën e djathtë në prapavijën e fotografisë që kryetarja e Grupit Parlamentar të AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi e mban si foto të profilit në llogarinë e saj në Facebook.

Zymberi ka qenë kandidat i AAK’së për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare në Zonën e Dukagjinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat