‘Zhduket’ personi i arrestuar nga policia, asnjë gjurmë nga polici shqiptar!

Lajme

‘Zhduket’ personi i arrestuar nga policia, asnjë gjurmë nga polici shqiptar!

Më: 11 maj 2015 Në ora: 12:18

Një banor i Lagjes së trimave në Kumanovë dhe një polic shqiptarë nga fshati Vaksincë për 48 orë janë të zhdukur dhe për të njëjtit familjarët nuk kanë asnjë informacion.

Besnik Ajdini, 45 vjeç, arrestimi i të cilit shihet edhe në fotot që po qarkullojnë në internet, kishte lëshuar shtëpinë bashkë me familjen e tij.

Gratë dhe fëmijët policia i ka ndarë dhe i kanë lënë të lirë, ndërsa Besnikut i janë vënë prangat. Familjarët thonë për Alsat M se janë interesuar edhe në SPB-në e Kumanovës, por policia nuk ju ka dhënë asnjë informatë se ku ndodhet Besnik Ajdini.

Ndërkaq, Arsim Bajrami banorë i fshatit Vaksincë, pjesëtar i policisë, sipas familjarëve është thirrur në detyrë, por që nga ajo ditë edhe përkundër tentimeve të shumta për të kontaktuar, nuk kanë marrë asnjë informatë se ku gjendjet për momentin familjari i tyre polici Arsim Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat