A u përdor teknologjia turke kundër Lagjes së Trimave në Kumanovë?

Lajme

A u përdor teknologjia turke kundër Lagjes së Trimave në Kumanovë?

Më: 11 maj 2015 Në ora: 14:48

Gjëja e parë që mund të shohësh në rrugët të Kumanovës, janë gëzhojat e plumbave dhe shtëpi të shkatërruara. Banorët e asaj ane kanë njoftuar se në orët e mëngjesit të dy ditëve të kaluara janë dëgjuar për më shumë se gjysmë ore të shtëna armësh.

Është raportuar po ashtu se Policia me kamionë ka larguar autoblindat dhe mjete të tjera të rënda, të cilat shiheshin të dëmtuara.

Qytetarët që janë evakuuar nga ajo pjesë rrëfejnë për tmerret e përjetuara, por përgjithësisht ka mungesë të informacioneve se çfarë konkretisht po ndodh.

Por, për operacionin në Kumanovë, çfarë armatimi përdori shteti maqedonas?.

Republika e Turqisë para disa viteve pajisi Armatën e Maqedonisë me mjete të blinduara ushtarake të tipit “Landrover” dhe me tipin më të ri të transportuesit ushtarak “Kobra”.

Mjetet transportuese ushtarake me një vlerë prej rreth 1 milion euro, iu patën dhënë Armatës së Maqedonisë në formë të donacionit. Bëhet fjalë për rreth 10 mjete transportuese speciale, të dedikuara për njësitet elite të ushtrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat