Shoqatat e diasporës ndihmojnë shqiptarët në Kumanovë

Lajme

Shoqatat e diasporës ndihmojnë shqiptarët në Kumanovë

Më: 12 maj 2015 Në ora: 13:01

Kryetari i LDSHM-së Xhevat Sherifi gjatë ditës së djeshme vizitoj Lagjen e trimave në Kumanovë ku u njoftua me situatën në vendngjarje.

Situata është tejet alarmante dhe shqetsuese. Banorët e asaj lagje kanë dëme të mëdha materiale dhe duke e parë që Qeveria e Maqedonisë nuk interesohet për këto familje të dëmtuara ne si organizatë e diasporës i bëjmë apel të gjitha shoqatave që operojnë në diasporë si SHBA, Evropë dhe Australi që në formë të organizuar të fillohet me grumbullimin e fondeve financiare për të filluar me riparimet e dëmeve dhe sa më shpejt t'i kthejmë normalitetin e jetesës këtyre familjeve shqiptare.

Ne e kemi për obligim që të ndihmojmë familjet shqiptare të Lagjes të trimave në Kumanovë dhe atë do ta bëjmë të gjithë bashkarisht.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat