AAK ndihet keq për përfshirjen e zyrtarëve të saj në Kumanovë

Lajme

AAK ndihet keq për përfshirjen e zyrtarëve të saj në Kumanovë

Më: 12 maj 2015 Në ora: 13:10

Gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë së Kuvendit, shefat e grupeve parlamentare e kanë dënuar rëndë ngjarjen e fundit në Kumanovë.

Adem Grabovci, shef i grupit parlamentarë të PDK-së e ka quajtur masakër atë që ka ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë dhe tha se zhvillimet atje assesi nuk duhet të lidhen me Gjykatën Speciale.

Grabovci tha se Maqedonia duhet të jap shpjegime për atë masakër që ka bërë në Kumanovë ndaj civilëve të pafajshëm.

Ndërsa shefja e grupit parlamentarë të AAK-së Donika Kadaj – Bujupi, ka kërkuar hetim ndërkombëtarë për atë që ndodhi në këtë vend të banuar me shqiptarë.
Kadaj-Bujupi tha se nuk kanë informacione për vrasjen e zyrtarit të AAK-së në Kumanovë por u shpreh se ndihen keq për përfshirjen e zyrtarëve të kësaj partie atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat