Kumanovarët përzënë deputetët e BDI-së (Video)

Lajme

Kumanovarët përzënë deputetët e BDI-së (Video)

Më: 12 maj 2015 Në ora: 14:32

"Historia përsëritet", thotë një fjalë popullore dhe pikërisht kjo iu ka ndodhur deputetëve të BDI-së, që si para tri ditëve, ashtu edhe sot popullata shqiptare në Kumanovë i ka larguar këta deputet nga Lagjja e Trimave.

Dy deputetët e BDI-së së Ali Ahmeti nga zona e Kumanovës, Rexhail Ismaili, Mervan Xhemaili dhe Kaltrina Azizi, çaste më parë janë larguar nga popullata kumanovare, që u kanë thënë se ata janë të padëshiruar në Kumanovë dhe në Lagjen e Trimave, ku tri ditë më parë ndodhi një konflikt i armatosur, raporton Almakos.

Në këtë rast nuk kanë munguar as fyerjet ndaj deputetëve të BDI-së së Kumanovës, duke i akuzuar ata për tradhti ndaj shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat