Nga e premtja nisin kontaktet me qytetarët e Kosovës të paraburgosur në Maqedoni

Lajme

Nga e premtja nisin kontaktet me qytetarët e Kosovës të paraburgosur në Maqedoni

Më: 13 maj 2015 Në ora: 18:53

Pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Kumanovë, kanë nisur procedurat për kontaktet me të paraburgosurit dhe identifikimin e viktimave.

Sipas njoftimeve të shpërndara në media, nga grupi i të arrestuarve 18 janë nga Kosova.

Klan Kosova ka siguruar informacione se familjarëve të të paraburgosurve kosovarë do t`iu lejohen vizitat në qendrat e paraburgimit që nga e premtja, 15 maj, me anë të avokatëve mbrojtës të të arrestuarve.

Sa i përket autopsisë që po u bëhet viktimave në Shkup, ekipi i mjekëve ligjorë nga Maqedonia i ka kërkuar ndihmë Policisë së Kosovës për identifikimin e trupave të pajetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat