Ambasadorja Shala e shqetësuar për ngjarjet në Kumanovë, ofron ndihmë

Lajme

Ambasadorja Shala e shqetësuar për ngjarjet në Kumanovë, ofron ndihmë

Nga: Beqir SINA Më: 14 maj 2015 Në ora: 16:00

PRISHTINE : Shala, përmes një deklarate për media, në faqen e saj të rrjetit shoqëror facebook, ka treguar se ka përcjellur më shqetësim të thellë ngjarjet në Maqedoni, duke thënë se "bashkombasit tonë po përjetojnë të njejtën situatë që ne përjetuam 16 vite më herët nga regjimi serb".

"Duke pare evakuimin e shumë shqiptarëve nga shtëpitë e tyre për çështje sigurie, dhe shkatërrimin e shumë shtëpive të tyre nga luftimet dy ditore që u zhvilluan ju bëjë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të hapin dyert e shtëpive të tyre për ti strehuar vëllezrit dhe motrat tona nga Kumanova deri në qetesimin dhe normalizimin e situates së krijuar!

Ju ftoj që të jemi sa më human dhe solidar me çdo familje e cila sot ka nevojë për ne!",ka shkruar Shala.

Ajo ka shprehur vullnetin e saj për t'iu bashkangjitur çfarëdo aksioni humanitar për t'i ndihmuar banorët e Kumanovës.

"Personalisht, por edhe në emër të International Human Rights Commission i bashkangjitem cfardo lloj aksioni humanitar që do ti ndihmonte kumanovarët në një situate kaq tragjike.

Sot, autoritetet shqiptare në Maqedoni por edhe i tërë populli shqiptar anë e kënd botës e sidomos Kosova duhet të jenë sa më afër kumanovarëve duke iu ndihmuar që jeta e tyre të kthehet në normalitet.

Bota sot ka nevojë për paqe dashuri dhe prosperitet mes njerëzish e jo për lufta vrasje e lot fëmijësh!

Të gjithë bashkë në ndihmë për Kumanovë", ka shkruar ndër të tjera Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat