Publikohen emrat e 28 të arrestuarve - 16 janë nga Kosova

Lajme

Publikohen emrat e 28 të arrestuarve - 16 janë nga Kosova

Më: 16 maj 2015 Në ora: 16:43

Bëhen publike dhe emrat e 28 persona të arrestuar si pjesëtarë të “grupit të armatosur” me të cilët Policia maqedonase luftoi javë më parë në Kumanovë. Sipas policisë maqedonase, 16 prej të arrestuarve janë nga Kosova.

Mes të arrestuarve janë dhe Nexhmetin Lika nga Tetova dhe Bajram Elshani nga Suhareka. I arrestuar është edhe Arsim Bajrami ,polici i cili ka qëlluar njërin prej kolegëve të tij.

Sami Ukshini, i njohur si komandat Sokoli, është arrestuar të shtunën në mbrëmje në 22:30 minuta në Kumanovë.

Mes të arrestuarve janë dhe banorë të Kumanovës.

Policia thotë se po vijon identifikimin e liderëve të grupit, por është e vështirë “pasi kanë identitete të ndryshme”.

Emrat janë këta (me gabime, siç janë raportuar nga autoritetet maqedonase):

1. Kenan Iseni, Kumanove
2. Fadil Fejzullahu, Kumanovë
3. Demme Shehu, Kosovë (Junik)
4. Sami Ukshini, Kosovë (Sokol)
5. Irfan Lutfi, Kumanovë
6. Arsim Bajrami, Kumanovë (polic Vaksince)
7. Fadil Eljshani, Kosovë
8. Esat Kafekholi, Kosovë
9. Adrian Bujar, Kosovë
10. Andy Krasniqi, Kosovë (Malisheva)
11. Shefqet Hab, Kosovë
12. Lirim Demiri, Kumanovë
13. Ajrush Obadiah, Kosovë
14. Betim Kartashi, Kosovë
15. Genci Sefa, Shqipëri
16. Lendrit Rustem, Kosovë
17. Enver Klein, Gjermani
18. Rufki Dogan Kosovë
19. Nasuf Beqiri, Haraçinë
20. Valdet Zekaj, Kosovë
21. Bajram Eljshani, Kosovë
22. Nekhmetin Lika, Tetovë
23. Lirim Krasniqi, Kosovë
24. Sevda Miftari, Kumanovë
25. Fatmir Recica, Kosovë
26. Byron Bay, Kosovë (Komandant Begu)
27. Fejzula Rushitovski Brest
28. Besnik Aydin, Kumanovë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat