Kumanova, kambanë alarmi!

Lajme

Kumanova, kambanë alarmi!

Nga: Diana Bunjaku Më: 17 maj 2015 Në ora: 11:09

Duke folur për ngjarjet në Maqedoni Uk Lushi, investitor dhe aktivist shqiptaro-amerikan thotë për “Bota sot” se, nuk ka humbje më të rëndë se sa kur vriten njerëzit për arsye politike.

“Luftimi i fundjavës që shkoi në Kumanovë është rezultat i pështjellimit të shumë faktorëve dhe pleksjes së shumë interesave, mirëpo në thelb ai reflekton mos mundësinë e durimit të mëtutjeshëm të shqiptarëve me diskriminimin dhe situatën asimetrike të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni krahasuar me të tjerët në shtetet e tjera të Ballkanit.

Incidenti i Kumanovës është kambana e alarmit për sllavo-maqedonasit dhe shqiptarët”, thotë Lushi. Ai thotë se të dyja palët duhet të shikojnë thellë në vetvete dhe të gjejnë humanitetin që i bashkon. Pasi të kenë bërë këtë, të dy grupet duhet të përdorin arsyen dhe të marrin rrugën e duhur.

“Luftërat janë mjeti i fundit dhe bëhen vetëm kur janë harxhuar të gjitha opsionet. Nënat qajnë fëmijët e vrarë
njëjtë-- si maqedonisht si shqip. Por që të shmangim zhytjen drejt fundit të abisit, shqiptarët dhe veçanërisht përfaqësuesit e tyre duhet të ndalojnë së bëri kërkesa minimaliste dhe gjoja taktike.

Duhet të ndërpriten sjelljet naive se dikush duhet t’ua jep apo dhuroj të drejtat shqiptarëve të nëpërkëmbur. Shqiptarët në Maqedoni nuk duhet të jenë vetëm 25% të barabartë me sllavo-maqedonët, por 100% të barabartë me ta dhe me të gjithë që jetojnë në këtë shtet.

Tragjedia e fundit në Kumanovë duhet t’i esulloj sllavo-maqedonasit që të shohin të vërtetën se barazia e shqiptarëve është në interes edhe të tyre”, thotë Lushi.

Sipas tij, kur shteti i trajton njëjtë të gjithë, atëherë është i të gjithëve.

“Problemi i shqiptarëve pra është diskriminimi, jo territori. Krejt 25,713 km2 të Maqedonisë së sotme duhet të jenë edhe të shqiptarëve dhe jo vetëm 40-50% e territorit.

Nëse nga hataja e Kumanovës nuk nxirren mësimet e duhura dhe nuk bëhen ndryshime urgjente lidhur me diskriminimin e shqiptarëve atje, atëherë shteti i sllavo- maqedonëve dhe shqiptarëve i quajtur IRJM do të vdes, si çdo shtet aparteidi”, thotë Uk Lushi, investitor dhe aktivist shqiptaro-amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat