Gruevksi po llogarit në mbështetjen ruso-serbe kundër perëndimit dhe shqiptarëve!

Lajme

Gruevksi po llogarit në mbështetjen ruso-serbe kundër perëndimit dhe shqiptarëve!

Nga: Diana Bunjaku Më: 19 maj 2015 Në ora: 17:29

Tashmë është bërë e qartë se drejtuesit e qeverisë së Maqedonisë hapur, po e drejtojnë vendin kah një politikë antiperëndimore. Ndërsa, shqiptarët po rrinë si spektatorë, pa bërë asnjë plan dhe po rrinë thuaja pa asnjë ndikim. Por, kjo situatë amullie nuk mund
Por, apo llogarit kryeministri sllavo-maqedon se Gruevski në përkrahjen ruso-serbe, dhe pse Ali Ahmeti me BDI-në, po bëhet pjesë e kësaj aleance?
Tragjedia e shqiptarëve e cila ndodhi në Kumanovë është një krim shtetëror i Maqedonisë, i cili ka shqetësuar të gjithë opinionin shqiptarë, por edhe atë ndërkombëtarë.
Shqiptarët në Ballkan janë faktorë, dhe nuk mund të ketë kurrë paqe në Maqedoni e as në Ballkan, pa respektimin e faktorit shqiptarë, kudo që ndodhen në trojet etnike.

Shahu: Gruevski llogarit në Rusinë dhe Serbinë!

Rexhep Shahu analist politik thotë për “Bota sot” se Gruevski llogarit përkrahje e mbështetje nga Rusia e Serbia dhe Ali Ahmeti e Menduh Thaçi.
“Ata janë pengje që nuk kanë trimëri me u shkëputë, janë pengje të Gruevskit, janë pengje të tradhtisë së tyre, që kanë bërë ndaj interesave kombëtare shqiptare”, thotë analisti politik Rexhep Shahu.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat