Fillojnë manifestimet për rivarrimin e Isa Boletinit

Lajme

Fillojnë manifestimet për rivarrimin e Isa Boletinit

Më: 8 qershor 2015 Në ora: 07:15

Fillojnë sot, nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës manifestimet dhe aktivitetet përrivarrimin e Heroit Kombëtar Isa Boletini.

Siç njoftoi Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit tëIsa Boletinit, fillimi i ceremonisë do të bëhet në orën 10:00 në në Kompleksin e LSHP-së në Prizren, ndërsa arkivoli nga ky qytet, në orën 13:00 do të niset për Deçan ku pritet të arrijë në orën 14:45.

Menjëherë pas kësaj fillojnë aktivitetet në sheshin Isa Boletini në Isniq, me fjalime rasti dhe një pjesë artistike. Homazhet do të zhvillohen prej orës 15:00 deri në orën 20:00, kur arkivoli do të vendoset në Shtëpinë e Kulturës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat