Heroi Isa Boletini varroset në oborrin e kullës së tij (Foto)

Lajme

Heroi Isa Boletini varroset në oborrin e kullës së tij (Foto)

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 10 qershor 2015 Në ora: 07:10

(E plotësuar) Eshtrat e heroit Isa Boletini janë varrosur në oborrin e kullës së tij në Boletin nga një grup kalorësish të veshur me tasha kombëtare, moment ky që edhe shënon fundin e ceremonive në nderim të heroit nga Boletini.

Eshtrat e Isa Boletinit mbërrijnë në kullën e tij dhe në vendin e tij në Boletin pas një shekull pritje. Isa do të varroset në oborrin e kullës së tij në vendin e lindjes.
Mbi 500 qytetare janë të pranishëm në ceremoninë e varrimit të heroit Isa Boletini. Në këto qaste shihet edhe një helikopter i KFOR-it duke fluturuar në qiellin e Boletinit. Ai po vëzhgon terrenin për shkak të sigurisë.
Pas përfundimit të ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë, kortezhi ka mbërritur në fshatin e lindjes së heroit kombëtar, në Boletin.
Në ceremoninë e rivarrimit pritet të marrin pjesë familjarët dhe udhëheqësit shtetërorë të Kosovës e Shqipërisë.








Mustafa: Isa do të mbetet përgjithmonë inspirim për brezat e rinj

Kryeministri Isa Mustafa, në ceremoninë e rivarrosjes së Isa Boletini, ka thënë se pikërisht në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit po nderohet Heroi i Kosovës, tribunin e kombit shqiptar.
“Ashtu siç ngjet gjithmonë me njerëzit e epokave, edhe kësaj radhe, Isa ynë bëhet urë bashkimi për ne të gjithë, pavarësisht nga bindja jonë politike, apo nga prejardhja jonë rajonale”, ka thënë Mustafa në fjalën e tij.

Mustafa, ka thënë se përtej ngurtësisë të pragmatizmit politik, Isa Boletini, ishte njeriu i idealeve madhore kombëtare.
“Duke qenë i këtyre përmasave, ai na bashkon edhe sot, në ditën kur po mbyllet udhëtimi i tij i gjatë pothuajse shekullor drejt Boletinit të tij, aty ku lindi dhe aty ku e pret toka e tij, vendi nga i cili nga sot do të bëhet një panteon i ri i shqiptarizmit, një vend i shenjtë, ku të gjithë ne do të përkulemi me nderim në të ardhmen”.

Heroi Isa Boletini po i rikthehet sot vendlindjes pasi ka udhëtuar simbolikisht nëpër qendrat kryesore kosovare, nëpër të cilat edhe njëherë përçoi mesazhin e madh të unitetit dhe të dashurisë pa kushte në mes të vëllezërve të një gjaku e të një gjuhe, në mes të vëllezërve të një fati e të një ëndrre, ka thënë Mustafa.

Përtej simbolikës, sipas Mustafës, kthimi i eshtrave të Heroit të Kosovës, Isa Boletini, në Kosovë, në vendlindjen e tij, është detyrim shtetëror, ndaj këtij vigani të historisë kombëtare, jeta dhe vepra e të cilit ka qenë, është, dhe do të mbetet përgjithmonë inspirim për brezat e rinj.
“Isa po i kthehet përfundimisht Kosovës, po i kthehet Boletinit të tij të dashur, në të cilin pushtues të ndryshëm rrënuan çdo gjë, ia dogjën kullat disa herë, porse ai dhe Boletinët e tij i ringritën sërish nga e para të gjitha ato që u rrënuan, siç është ringritur shqiptari prore që nga koha e Skënderbeut e këtej”, ka thënë Mustafa. “Isa do të prehet në dheun e vendlindjes së tij në Boletin, po rivarroset aty nga u nis në beteja me trimat e tij, aty nga shtegtoi në Vlorë për të shpall pavarësinë e shtetit shqiptar”, ka shtuar më tej.

Isa Mustafa, tha se Isa Boletini është Hero i Kosovës, dhe si i tillë duhet të ketë nderimin e të gjithë neve dhe të gjithë qytetarëve.
“Isa Boletini nuk është vetëm simbol i unitetit shqiptar, simbol i vetëflijimit për lirinë dhe prosperitetin e kombit të tij, por është edhe një simbol i jashtëzakonshëm i luftës dhe flijimit për lirinë universale njerëzore”.

Rivarrimi pritet të fillojë në orën 15:00.

Zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë si dhe përfaqësues të trojeve tjera shqiptare e kanë vlerësuar lartë heroin Isa Boletini, duke e quajtur frymëzues të shqiptarëve ndër vite. Megjithëse në ceremoninë kryesore morën pjesë shumë prej liderëve më të rëndësishëm politik në Kosovë e Shqipëri, varrimi i Isa Boletini në Boletin do të bëhet vetëm nga familjarët.

Bëhet e ditur se ceremonia e varrimit të heroit Isa Boletini do të bëhet në ora 14:30 në fshatin e lindjes së tij, në Boletin.

Edhe pse në ceremoninë kryesore morën pjesë shumë prej liderëve më të rëndësishëm politik në Kosovë e Shqipëri, varrimi i Isa Boletini në Boletin do të bëhet vetëm nga familjarët dhe pasardhësit e tij.

As FSK nuk do të bartë arkivolin në Boletin dhe kjo thuhet të jetë vendosur në këtë mënyrë për të mos provokuar situatën.

Fillon ceremonia qendrore në stadiumin “Adem Jashari”, krerët e shtetit nderojnë heroin Isa Boletini

Me intonimin e himnit kombëtar dhe shtetëror ka filluar ceremonia kryesore e manifestimit treditor në nderim të heroit, Isa Boletini, ndërkaq për shkak të erës është rrëzuar skena ku pritet të flasin zyrtarët e shtetit.

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se rinia e Mitrovicës duhet të krenohet me Isa Boletinin.

Ai theksoi se heronjtë kthehen te fundit nga beteja e kështu është Isa Boletini, pasi një shekull priti te kthehet

“Baca Isë ne sot jemi te lire por kemi mall për ty. Është koha te rehatohesh Baca Ise sepse mire është Kosova edhe Shqipëria”, tha Veseli.

Ndërsa kryeministri i Kosovës. Isa Mustafa theksoi se sot ne përvjetorin e lidhjes shqiptare te Prizrenit po i nderojmë heroin kombëtar Isa Boletinin.

“Isa Boletini ishte njeri i idealeve të mëdha shqiptare. Isa Boletini rrugëtoi neper te gjitha qytetet e Kosovës dhe ne fund iu kthye vendlindjes se tij. Jeta dhe vepra e Isa Boletinit ka qene dhe është inspirim për te rinjtë shqiptarë. Isa Boletini është heroi i Kosovës dhe duhet te jete simbol i shqiptareve dhe simbol i luftës. Zoti e bekoftë Isa Boletinin dhe gjithë ata qe e kanë mundësuar varrimin e tij ne Kosovë dhe zoti e bekoftë Kosovën”, tha Isa Mustafa.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili po merr pjesë në ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të Isa Boletinit, tha se Isa Boletini është bëma e kolona e tempullit shqiptar ndër mote.

Sot i themi Isa Boletinit se shqiptarët kane dy shtete të lira e demokratike. E kujt më mirë se prijësit ia detyrojmë këtë rrëfim. Isa Boletini është bëma, gjesti, kolona e tempullit shqiptar ndër mote. Ai është kryedëshmori i shqiptarëve. Sot t’i rrëfehemi atij se ne sot kemi dy shtete të pavarura”, tha Nishani gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni.

Ai tha se nën shembullin e Isa Boletinit punuan edhe Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulëzim Basha gjatë fjalimit të tij në stadiumin “Adem Jashari” tha disa fjalë për heroin e kombit, Isa Boletinin.

“Nga sot baca Isë do të prehet në tokën e tij, në Kullën e tij të pamposhtur, në Kosovën e lirë.

Sot Mitrovica dhe familja Boletini realizojnë amanetin e tij, amanetin e gjithë shqiptarëve. Ky amanet është dyfish i përmbush, pasi që do të jetë në Kosovën e pavarur. Burra si Isa Boletini janë gjeneza e pavarësisë. Pavarësia e Shqipërisë kujtohet edhe me emrin e Isa Boletinit. I premtuan Isës armë e prona, por nuk e ndërroi kurrë me gurët e Boletinit sepse kishte besë dhe i kishte dhënë besë nga Mitrovica e deri në Vlorë. Ndihem krenar që jam sot bashkë me ju, që kam gjak si gjak i tij, dhe që do të përulem pranë varrit të tij për t’ju treguar fëmijëve tanë me krenari për heroin e kombit shqiptar, kush ishte Isa Boletini. Ai do të jetë mes nesh siç e meriton, siç ishte dhe është amaneti i tij, lavdi për jetë”, u shpreh ndër të tjera, Basha./BS/

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, e ka cilësuar ngjarje shumë të rëndësishme varrimin e eshtrave të Isa Boletinit në Boletin të Mitrovicës.

“Sot po shënojmë njërën nga ngjarjet më të rëndësishme për ne, varrimin e eshtrave të Isa Boletinit, aty ku ai lindi dhe bëri emër të pashlyer në historinë e kombit shqiptar. Sot po bëhemi pjesë të historisë duke e nderuar ashtu siç e meritojnë veprat e njërit nga heronjtë më të mëdhenj që dha Kosova më të mirin gjatë shekullit 19 dhe 20”, tha Bahtiri.

I pari i Mitrovicës tha se sot po e mundësojnë kthimin e Isës në shtëpi të vetë, dhe po korrigjohet një padrejtësi që u bë për gati një shekull.

“Ne sot po ua kthejmë heroin vendit të tij. Ne sot po e hijeshojmë Boletinin dhe Mitrovicën”, tha Bahtiri.

Të pranishëm aktualisht janë kryetari i Kuvendit Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli, Princ Leka me bashkëshorten, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Ndërkaq, përkundër paralajmërimeve për pjesëmarrje, duket se presidentja Atifete Jahjaga dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi nuk do të jenë të pranishëm.

Arkivoli me eshtrat e heroit, Isa Boletini është përcjellë nga garda e FSK-së për në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’, ku pritet të mbajnë fjalime krerët e shtetit.

Në këtë tubim në nder të heroit Isa Boletini do të jenë të pranishëm presidentja e vendit, kryeministri, zyrtarë tjerë shtetëror, pastaj përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia e Lugina e Preshevës.

Po ashtu në nderim të figurës së Isa Boletinit do të ketë një program artistik.

Arkivoli me eshtrat e heroit Isa Boletini do të udhëtoj për në varrezat në Boletin në ora 14:30, ndërsa të pranishëm do të jenë vetëm familjarët dhe të ftuarit.

Rrëzohet bina në ceremoninë për Isa Boletinin

Në këto momente eshtrat e heroit, Isa Boletini janë duke u sjellë në stadiumin “Adem Jashari”, ku do të mbahet manifestimi qendror për rivarrosjen e Isa Boletinit.

Por një aksident qesharak ka ndodhur në këto momente, me ç‘rast është rrëzuar bina! Bëhet e ditur që nuk asnjë të lënduar, por vetem bina është shkatërruar plotësisht

Në Mitrovicë fillojnë homazhet për heroin Isa Boletini

Në këto qaste dhjetëra anëtarë te familjes Boletini janë duke bërë homazhe para eshtrave te Isës.

Aty po marrin pjesë mbesat nipat dhe farefisi Boletini, ku disa nipa te Isës e puthen edhe arkivolin ku prehen eshtrat e heroit Isa Boletini.

Kreu i komunës së Mitrovicës,Agim Bahtiri, si dhe i pari i kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kanë bërë homazhe para arkivolit të heroit kombëtar Isa Boletini.

I pari i kësaj komune Agim Bahtiri, është shprehur i kënaqur dhe krenar që eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini, kanë arritur t’i sjellin në Mitrovicë.

“Ne sot po e kryejmë një obligim që gjeneratat e mëhershme nuk e kishin fatin duke e korrigjuar kështu një padrejtësi që është bërë për gati një shekull. Sot Shalës po ja kthejmë nderin dhe bukurinë duke sjellë heroin në vendlindje, ndërsa prania e tij në mesin tonë na bënë më të fortë”, tha Bahtiri.

Kalorësit në përcjellje të Isa Boletinit (Foto)

Nga nallbanët u përgatiten 49 kuaj për të përcjellë arkivolin e Isa Boletinit për në banesën e tij të fundit.

Kalorësit nga e gjithë Kosova, u mblodhën në Dobërllukë të Vushtrrisë, për t’i bërë nderimet heroit kombëtar.

Atyre po u ngjan vetja me kalorësit e kohës së Isa Boletinit.

Vendimi që iniciuesi i shtetit shqiptar do të varroset në vendlindjen e tij, i ka bërë kalorësit nga Kosova të ndihen shumë krenarë.

Këta kalorës mbajnë shpresë që në mungesë të FSK-së, të jenë në përcjellje të heroit që erdhi të prehet i qetë në vendlindje.

Në Mitrovicë fillonë mbledhja solmene për heroin Isa Boletini

Ka filluar mbledhja ne kuvendin komunal te Mitrovicës.

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri tha se kjo mbledhje e jashtëzakonshme e kuvendit te komunës është mbledhja ma e rëndësishme qe është mbajt ndonjëherë ne komunën e Mitrovicës pasi i kushtohet Isa Boletinit

"Sot po shënojmë ngjarje te rëndësishme me varrimin e eshtrave te Isa Boletinit dhe po bëhemi pjese e historisë ashtu siç e meriton.

Ne sot po e kryejmë një obligim qe nuk e kishin gjeneratat para nesh fat por na ra neve hise qe të kryejmë këtë amanet qe ishte obligim për krejt shqiptaret. Ne sot po i mundësojmë Isës qe te kthehet ne shtëpinë e tij dhe po e kthejmë Isën në Boletin. Ne sot po e hijeshojmë Boletinin dhe Isën dhe Shalës po ja kthejmë bukurin", ka thënë Bahtiri.

I pranishëm në këtë seancë ishte sot edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili po ashtu tha fjalë të mëdha për heroi Isa Boletini, raporton KosovaPress.

“Jemi të gjithë sot këtu me një barrë të madhe sepse mes dhimbjes dhe krenarisë dërgojmë sot mesazh para shqiptarëve dhe botës se Mitrovica me dinjitet do ta pres dhe përcjellë heroin pa krijuar asnjë incident. Sot Mitrovica pas 100 vit eve e ka djalin e vet në tokën e vet”, tha Veseli.

Kryeparlamentari Veseli tha se eshtrat e Isa Boletinin do të varrosen në një Kosovë të lirë me nderimet më të larta dhe në mënyrë më dinjitoze.

Menjëherë pasi që është përfunduar kjo seancë solemne, eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini nën përcjelljen e pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë kanë mbërritur para ndërtesës të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ku qytetarët do të bëjnë nderimet e tyre.

Para eshtrave te Isa Boletinit kane bere homazhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, pastaj krye parlamentari Kadri Veseli, familjaret e heroit Isa Boletini e me pas edhe qytetaret. Homazhet janë duke vazhduar edhe në këto momente./BS/

Agjenda e ceremonisë së rivarrimit të Isa Boletinit

Manifestimi i rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini, i organizuar dhe nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, mbahet sot në Mitrovicë dhe në fshatin e tij të lindjes, Boletin.

Dita e fundit e manifestimit dhe aktiviteteve 3 ditore (8 -10 qershor 2015), do të zhvillohet sipas kësaj agjende:

MITROVICË

Ora 08:30 - Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Mitrovicës kushtuar Heroit Kombëtar Isa Boletini.

Ora 09:00- Homazhe në sheshin "Adem Jashari".

Ora 11:00 – arkivoli do të lëviz në drejtim të Stadiumit të qytetit “Adem Jashari”.

Agjenda e manifestimit qendrorë në stadiumin e qytetit“Adem Jashari” në Mitrovicë me rastin e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini

Në ora 12:00 në Stadiumin e qytetit të Mitrovicës do të realizohet ceremonia qendrore, me rastin e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini.

Fjalët e Rastit

12:00 – 12:05 Intonimi i Himnit Kombëtar dhe Shtetëror

12:05 – 12:12 Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës

12:12 - 12:19 Përfaqësuesi i Republikës sà « Shqipërisë (Presidenti... ose)

12:19 – 12:26 Kryetari i Kuvendit

12:26 – 12:33 Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës

12:33 – 12:40 Kryetari i Mitrovicës

12:40 – 13:00 Përfaqësuesi i Institutit të Historisë

13:00 – 13:05 Fjalët përshëndetëse (Maqedoni, Preshevë, etj)

13:05 – 13:10 Përfaqësuesi i Familjes Boletini

Pjesa e dytë e programit artistik

13:10 – 13: 20 - Kori i Filarmonisë-Operës së Kosovës.

13:20 – 13:35 - Ansambli i KKV “Shota” me kolazh me koreografi të valleve.

13:35 – 13:40 – Aktori Bislim Muçaj, recitim kushtuar Isa Boletinit.

NGA14:30 – ARKIVOLI DO TË UDHËTOJË PËR TE VARREZAT NË BOLETIN, në shoqërim të familjarë dhe të ftuarve të tyre.

Ora 15:00 – Ceremonia e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini në Boletin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat