Bahtiri: Në rivarrimin e Boletinit e ftova Thaçin e Ramën, por s’e di pse s’erdhën

Lajme

Bahtiri: Në rivarrimin e Boletinit e ftova Thaçin e Ramën, por s’e di pse s’erdhën

Më: 11 qershor 2015 Në ora: 07:06

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se betejën për rivarrosjen e eshtrave të Isa Boletinit në Boletin “e fitoi populli bashkë me mua”.

“Unë kam marrë një vendim për qytetarët e Mitrovicës. Ka qenë e vështirë të merret një vendim për rivarrimin e Isa Boletinit në vendlindjen e tij. Por, unë u kam dhënë garanca bashkësisë ndërkombëtare se nuk do të ketë ndonjë incident në këtë ngjarje”, ka thënë Bahtiri, ndërsa theksoi se u pa se e gjitha shkoi mirë.

Bahtiri ka garantuar se derisa ai të jetë kryetar, cenim të marrëdhënieve ndëretnike në Mitrovicë nuk do të ketë sepse, siç tha ai, “kam investuar shumë në këtë drejtim”.

Kryetari i Mitrovicës tha se ftesë për pjesëmarrje në ceremoninë dhe në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit u ka dërguar edhe Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, por nuk i di arsyet se pse nuk kanë ardhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat